Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 19:32
Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy anëtarëve të familjes Bogujevci, Nafijes dhe Egzonit.

Në një telegram ngushëllimi, Haliti u shpreh se ky akt i rëndë dhune është një humbje e madhe dhe një ngjarje që trondit çdo qytetar.

“Njëkohësisht, shpreh shqetësimin dhe indinjatën time të thellë për këtë rast të rëndë dhe bëj thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë” shkroi ai.

Të dy viktimat, dje u vranë në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes.

I plagosur mbeti djali i xhaxhait të Nafijes, i cili po merr trajtim mjekësor.

halitishprehngushëllime

Më shumë nga Lajme

  • 20:18Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete
  • 20:17Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar
  • 19:4454-vjetori i themelimit, Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
  • 19:44Prizreni me furnizim të reduktuar me ujë, shkak ndërprerja e rrymës
  • 19:31Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë