Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamiti: VV’ja me vetëdije po e thellon krizën në vend- S’e çajnë kokën për asgjë

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 18:27
Hamiti: VV’ja me vetëdije po e thellon krizën në vend- S’e çajnë kokën për asgjë

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ‘’partnerët e saj’’ për thellim të krizës së përgjithshme në vend.

Hamiti në postimin e tij, ka vlerësuar edhe se ky vit, ka qenë vit i humbur për Kosovën, dhe ka potencuar se, ky vit ka qenë pa kuvend funksional dhe pa qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Po ashtu, anëtari i LDK’së, ka thënë se VV’ja e kërkoi mandatarin për formimin e qeverisë, pa i pasur numrat për formimin e saj, në mënyrë që t’i shtyjë zgjedhjet parlamentare.

Postimi:

Pse e kërkoi VV-ja në fillim të këtij muaji për së dyti mandatin për formimin e Qeverisë kur nuk i pati votat herën e parë, nuk i ka tash, as po përpiqet t’i bëjë? Nuk po e çajnë kokën për asgjë. E thanë vetë se nuk i kanë numrat, se nuk duan koalicione. Çka deshën pra? Konsumimin e dy javëve shtesë për t’i shtyrë zgjedhjet e pashmangshme parlamentare. Kështu vetëdijshëm VV-ja me partnerët e vet po e thellon krizën e përgjithshme në Kosovë.

Domethanë, një vit i plotë pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri me mandat të plotë kushtetues në Kosovën e sanksionuar nga BE-ja. 2025-shi – një vit i humbur për Kosovën.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmuhamet.hamiti.33%2Fposts%2Fpfbid0spvGeAS91efF626EMQbAPPBFY7TmTA9DNqU9soDR9LPKVq2iM3zgbhDaCDf88hNWl&show_text=true&width=500

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Takimi Kurti - Hamza pas orës 12:00
  • 11:28Nuk luajti në asnjë ndeshje, reagon Leard Sadriu: Një nder që s’harrohet!
  • 11:21Haziri paralajmëron deputetët: S'largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë
  • 11:15“E përfundoi misionin e tij” – Ramush Haradinaj largohet nga Kuvendi sapo votohen ndryshim-plotësimet për ligjin për Specialen
  • 11:15Cilat parti e votuan Ligjin për Specialen?