Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 16:05
Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në largim, Albin Kurtit, i cili dje i ka kontestuar premtimet elektorale të PDK-së për ulje të tatimeve dhe rritje të shpenzimeve, përfshirë rritjen prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve, duke thënë se kjo është e pamundur.

Hamza ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u është shtrenjtuar jeta ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që pagat nuk janë rritur. “Njerëzve iu ka shtrenjtu jeta, por njerëzve nuk iu kanë rritë pagat. Prandaj, po, do t’i rrisim pagat për 50 për qind”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka vlerësuar se kritikat ndaj programit të PDK-së po vijnë si pasojë e mungesës së vizionit, guximit dhe përvojës vendimmarrëse të qeverisë aktuale. Sipas tij, ata që vetë nuk kanë ditur dhe nuk kanë pasur vullnet të marrin vendime të mëdha, sot po përpiqen t’i bindin qytetarët se këto vendime janë të pamundura.

Hamza ka rikujtuar vendimet konkrete të marra nga PDK-ja në të kaluarën, duke theksuar se më 1 janar 2009 janë ulur tatimet në fitimin e korporatave nga 20 në 10 për qind, si dhe tatimi në të ardhurat personale nga 20 në 10 për qind për shkallën e lartë.

“Ne kemi ditë dhe i kemi ba këto vendime. Atëkohë, disa të tjerë kanë qenë të zënë me punë tjera”, u shpreh ai.

Po ashtu, Hamza ka përmendur rritjen e pagave për arsimtarët me 50 për qind në vitin 2011 dhe rritjet e mëvonshme për kategori të tjera, si dhe rritjen shtesë prej 25 për qind në vitin 2014.

Sipas tij, këto fakte dëshmojnë se rritja e pagave është e realizueshme kur ka dije, përvojë dhe vullnet politik.

“Bëhet. Ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish”, ka përfunduar Hamza, duke theksuar se programi i PDK-së bazohet në përvojë konkrete qeverisëse dhe në vendime që kanë përmirësuar realisht jetën e qytetarëve.

Ndryshe, pas reagimit të Hamzës, i cili iu kishte treguar Qeverisë si t’i ekzekutonin pagat për punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kurtit që deri atëherë thoshte se kjo është e pamundur, i kishte ekzekutuar njëjtë siç kishte sugjeruar Hamza. Edhe nisja e heqjes së masave nga BE-je për Kosovën nisi këto ditë, disa javë pasi Hamza i kishte shkruar letër institucioneve të BE-së.

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 21:06Gashi i LDK-së: Ky është fillimi i fundit politik të Kurtit
  • 20:45Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis
  • 20:31GazetaDemos sjell rrëfimet e grave nga Burgu i Lipjanit: Veprat, jeta pas katër mureve dhe shpresat për të ardhmen
  • 20:31Varret masive në Zubin Potok -Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
  • 20:25​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara