Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza pasi ia dërgoi letrën Von der Leyen: Është koha për një kapitull të ri në raportet Kosovë-BE

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 12:06
Hamza pasi ia dërgoi letrën Von der Leyen: Është koha për një kapitull të ri në raportet Kosovë-BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, përmes së cilës ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.

Hamza ka bërë të ditur këtë veprim edhe përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se qytetarët e Kosovës, që sipas tij janë ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme.

“Si Kryetar i PDK-së dhe kryeministër i ardhshëm, i jam drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucioneve të BE-së, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës” , ka shkruar Hamza.

Ai ka shkruar njëherësh se Kosova ka kaluar një periudhë me zgjedhje të njëpasnjëshme, duke dëshmuar pjekuri të lartë demokratike, ndërsa masat aktuale të BE-së i ka cilësuar të pajustifikueshme dhe të dëmshme për zhvillimin ekonomik, integrimin evropian dhe stabilitetin politik të vendit.

“Qytetarët tanë, ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik.

Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian” , shkroi i pari i PDK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 09:04Ky është çmimi i naftës për sot
  • 09:00Burri dhe gruaja rrahën mes vete në Prishtinë, arrestohen