Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia që ai e udhëheq ka pritur rezultat më të mirë, shkruan Gazeta Demos.

Ai ka thënë se pozita ka përgjegjësitë e veta duke theksuar se ai vetë num ik nga ato e gjithashtu nuk vonohet në vendimmarrje.

“PDK ka pritur rezultat më të mirë por PDK ka arritur ta ruajë votën, elektoratin… Pozita i ka përgjegjësitë e veta, unë nuk jam prej atyre që iku, këto ditë do të kemi takime me struktura, vendimet i marr në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimmarrje ”, thotë Hamza.