Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi.
Hamza tha se në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, sipas tij, u sakrifikuan breza të tërë.
“Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë”, ka shkruar Hamza.




