Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 14:07
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

Gjatë takimit, Hamza dhe ministri Hoxha diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe të përqendruara në interesat e qytetarëve.

Me këtë rast, Hamza vlerësoi lart angazhimin e ministrit Hoxha në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm i Kosovës në çdo detyrë që ka ushtruar dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka përfaqësuar Shqipërinë.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe me fokus te interesat e qytetarëve. Ministri Hoxha gjithmonë ka qenë edhe ‘diplomat i Kosovës’, në çdo detyrë që ka shërbyer dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka folur”, ka shkruar Hamza.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në proceset e saj shtetformuese dhe integruese.

“Përherë mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen e saj për Kosovën”, ka theksuar Hamza.

Më shumë nga Lajme

  • 11:10UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë
  • 11:00Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë
  • 10:51Zyrtari i VV-së, Leutrim Ajeti, vlerëson Bekim Sejdiun si kandidat të kompletuar për president
  • 10:43Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin
  • 10:24Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat