Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka përshëndetur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të buxhetit shtetëror.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që siç tha “e kemi denoncuar më 1 qershor 2022, përmes një kallëzimi penal të paraqitur bashkë me avokatin Faton Fetahu”.
“Ajo që mbetet e pashpjegueshme është mos përfshirja në aktakuzë e dy protagonisteve kyçe të kësaj afere: zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla -Schëarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, si përfituese direkte përmes organizatës Germin”.