Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i trafikut

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 21:37
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i trafikut

Sonte është bërë hapja e unazës së brendshme të Prishtinës, ku përveç kryetarit të komunës, Përparim Rama, pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Rama u shpreh se ky është një projekt madhor dhe se ndihmon shumë trafikun e kryeqytetit.

“Është një projekt madhor për kryeqyetin, që jemi duke punuar qe një kohë goxha të gjatë dhe sot po e bëjnë hapjen. Përveç asfaltimit, është edhe ndriçimi dhe pjesët për këmbësorë”.

“Është një aks kyç për kryeqytetin, pra unaza e brendshme, e cila ka me i ndihmu shumë edhe trafikut në kryeqytet. Tash do të bëjmë pak një ndryshim të lëvizjes së trafikut, si rezultat i këtij projekti të madh, i cili do t’i ndihmojë shumë trafikut në këtë pjesë të kryeqytetit” , u shpreh kryetari Rama.

Se qarkullimi do të jetë më i lehtë në Prishtinë, pas përurimit të kësaj unaze, e tha edhe Osmani.

“Kjo është një e arritur që tregon se kur punohet, kur ka vizion, kur ka projekte, qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë Kosovës u lehtësohet jeta. Ky është një prej projekteve që vërtetë e lehtëson qarkullimin në Prishtinën tonë” , u shpreh ajo.

Ndërkaq, Abdixhiku u shpreh i lumtur për këtë projekt, por premtoi mbështetje për unazën e jashtme të kryeqytetit.

“Jam i lumtur për këtë projekt kapital, si shenjë ikonike e Prishtinës, sepse unaza e brendshme e kryeqytetit, zgjidh shumë probleme të brendshme të qytetit, por le ta themi qartë se pa unazën e jashtme të kryeqytetit, Prishtina ende është mangu. Do të mbështetim unazën e jashtme të kryeqytetit”, tha ai./Klankosova.tv

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil