Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet zyra e re e IPK-së në Mitrovicë të Veriut – Sveçla: Ky është një hap për forcimin e sundimit të ligjit

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 14:04
Hapet zyra e re e IPK-së në Mitrovicë të Veriut – Sveçla: Ky është një hap për forcimin e sundimit të ligjit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut, një hap që u cilësua si i rëndësishëm për forcimin e ligjit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast morën pjesë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Erden Atiq, si dhe zyrtarë dhe përfaqësues nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrat e reja ndodhen në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi”, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Gjatë fjalimit të tij, Ministri Sveçla theksoi se kjo nismë do të ndihmojë në fuqizimin e integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës, veçanërisht në këtë pjesë të ndjeshme të vendit.

“Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kryeshefi i IPK-së, Hodaj, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për përkrahjen në realizimin e këtij projekti, duke e vlerësuar si një moment kyç për zhvillimin institucional të IPK-së.

Kujtojmë se IPK ka qenë e pranishme në Mitrovicën e Veriut që nga viti 2015, por deri më tani ka funksionuar në një objekt me qira në rrugën “Mbreti Peter”.

Zyrat e reja do të jenë të hapura për qytetarët nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00, dhe do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime për të gjithë banorët e zonës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:55PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
  • 12:45E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
  • 12:31152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 binjakë
  • 12:30Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng
  • 12:18Trump paralajmëron reduktim të madh të stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut