Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e festivalit “Prishtina International Film Festival”.
Rama ka thënë se ky festival është takim kulturor e artistik, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë.
“Mbrëmë, PriFest – Prishtina International Film Festival hapi zyrtarisht edicionin e radhës. Ky festival tashmë ka tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje filmike, ai është një takim kulturor, artistik e shoqëror, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë”, ka shkruar Rama.
