Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, të cilit i ka shprehur mirënjohje për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. Haradinaj ka falënderuar Ramajlin për guximin dhe vizionin e tij.
Postimi i plotë:
Zhvillova një bisedë telefonike me Ilaz Ramajlin, të cilit i shpreha mirënjohjen time të thellë për aktin historik të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
