Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Dy kontrata të gatshme për energji ia kam lënë Kurtit

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 22:26
Haradinaj: Dy kontrata të gatshme për energji ia kam lënë Kurtit

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se sa ishte kryeministër, ia ka sjellë Kosovës dy kontrata të gatshme për prodhim të energjisë.

Ai ka deklaruar në tubimin në Podujevë se këto kontrata ia ka lënë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, por që nuk janë zbatuar nga ky i fundit.

“Sa ka qenë e rëndësishme ushtria kur është bërë, e kam pasur nderin me qenë aty, aq është i rëndësishëm një termocentral që prodhon energji. Energjia është edhe siguri, andaj Ardian Gjini ka instituar që energjia me qenë në mes, edhe me qenë shtylla kyçe. Dy kontrata ia kam lënë Kurtit në tavolinë, të gatshme. Një kontratë për një termocentral me qymyr, 450 megavat. Neve ka kërkohet nga 200 deri në 300 megavat, në dimër. Investim i huaj, kompani amerikane, 25 vjet çmimi ka pasur me qenë vetëm 80 euro”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se energjia është tepër e rëndësishme, andaj me Aleancën në qeverisje, Kosova do ta kalonte krizën energjetike dhe rritjen e hovshme të çmimeve të rrymës.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
  • 18:32Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE
  • 18:24Protesta e studentëve, Krasniqi: Historia nuk mund të ndahet nga kujtesa e brezave
  • 18:23Katër ditë në kërkim, gjendet gruaja nga Kaçaniku
  • 18:22Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?