Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë prezent në tubimin përmbyllës për zgjedhjet lokale, ku shprehet i bindur në fitoren e Ardian Gjinit pa balotazh, shkruan GazetaDemos.
Haradinaj tha se u konfirmua mbështetja e qytetarëve në çdo qytet.
“Mbështetja e jashtëzakonshme për Aleancën, e dëshmuar në çdo qytet gjatë kësaj fushate, është garancia e fitores sonë, në komunat ku tashmë qeverisim dhe në ato ku do të zgjerojmë hartën e qeverisjes”, u shpreh ai.
