Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin tënd

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 12:24
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin tënd

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban kuvendin e saj zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë, pas 26 vitesh udhëheqje nga Ramush Haradinaj.

Në këtë ngjarje, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për anëtarët e partisë dhe ka falënderuar mbështetjen ndër vite, duke uruar edhe kandidatin Ardian Gjini, i cili pritet të marrë drejtimin e AAK-së.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Haradinaj ka kujtuar rrugëtimin e tij politik dhe ushtarak, duke përmendur shërbimin në UÇK dhe angazhimin e tij politik pas luftës.

“Me zemër ju uroj sot kuvendin e dhjetë zgjedhor, ju uroj juve Aleancës, por edhe Kosovës edhe kombit. Nga mosha e re, që fëmijë, e deri në 31 vjeç, shërbimin ndaj atdheut e kam bërë si shërbim për çlirim, e kam pasur nder të jem ushtar dhe komandant i UÇK-së. UÇK faleminderit për jetë, faleminderit UÇK, faleminderit bashkëluftëtarë, faleminderit. Nga viti 2001, nga mosha ime 32 vjeç, kam shërbyer Kosovën dhe kombin si kryetar i Aleancës, si prijës juaj. Kam pasur nderin të zgjidhem deputet në çdo legjislaturë, kam pasur nderin të zgjidhem kryeministër dy herë me mbështetjen tuaj. Faleminderit Aleancë, faleminderit për rrugëtimin bashkë. Nga sot do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës dhe kombit si njëri nga ju. Shërbimi për Kosovën nuk përfundon kurrë. Përjetë me ju Aleancë. Faleminderit shqiptarëve ndër breza për sakrificën për liri dhe shtet. Faleminderit Amerikë, faleminderit aleatëve tanë. Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës, i listës sonë më të mirë. Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit. Përjetë me ty Ardian, përjetë Aleanca”, tha Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi