Nasim Haradinaj ka reaguar sërish ndaj deklaratës së Arjan Konomit ku është shprehur se krahasimin e ka bërë për protestën dhe jo për luftën në Kosovë, duke kërkuar ndjesë ndaj të gjithë atyre që janë prekur.
Haradinaj ka thënë se pranimi i gabimit duhet të jetë i plotë dhe i sinqertë, pa u përpjekur të minimizohet përgjegjësia.
“Gabimi ose është gabim, ose nuk është gabim!”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.
Ai ka vlerësuar se kur dikush dëshiron sinqerisht ta pranojë një gabim, nuk mund ta bëjë këtë vetëm pjesërisht, duke e zbutur apo minimizuar përgjegjësinë për atë që ka thënë.




