Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 18:12
Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të ketë një reagim urgjent sa i përket sektorit të qumështit.

Sipas tij, ky sektor është një nga shtyllat e ekonomisë dhe se mbrohet duket mbrojtur fermerët dhe prodhuesit vendor.

“Sot, për fat të keq, prodhuesit vendorë po përballen me një situatë shumë të rëndë. Në vend që institucionet dhe agjencitë përgjegjëse të punojnë për t’i ndihmuar prodhuesit të gjejnë zgjidhje dhe të ruajnë prodhimin, ato po ndërmarrin masa që, sipas prodhuesve, po e paralizojnë industrinë e qumështit. Ndërkohë nuk po shihen hapa konkretë për të lehtësuar situatën apo për të mbështetur sektorin”, ka shkruar Haradinaj

Postimi i plotë:

Thirrje për reagim urgjent në sektorin e qumështit!

Sektori i qumështit është një nga shtyllat kryesore të bujqësisë dhe ekonomisë së Kosovës. Çdo shtet serioz duhet ta mbrojë prodhuesin vendor, fermerin dhe përpunuesin, duke krijuar kushte për zhvillim dhe eksport, e jo duke marrë vendime që rrezikojnë mbijetesën e industrisë.

Mbrojtja e konsumatorit dhe etiketimi korrekt janë të domosdoshme. Megjithatë, nëse produktet janë të deklaruara qartë dhe i plotësojnë standardet ligjore, masat duhet të jenë proporcionale dhe të bazuara në ligj.

Sot, për fat të keq, prodhuesit vendorë po përballen me një situatë shumë të rëndë. Në vend që institucionet dhe agjencitë përgjegjëse të punojnë për t’i ndihmuar prodhuesit të gjejnë zgjidhje dhe të ruajnë prodhimin, ato po ndërmarrin masa që, sipas prodhuesve, po e paralizojnë industrinë e qumështit. Ndërkohë nuk po shihen hapa konkretë për të lehtësuar situatën apo për të mbështetur sektorin.

Pasojat tashmë po ndihen, në shumë markete po krijohen mungesa të produkteve, linjat e prodhimit po ndalen, punëtorët mbeten pa punë efektive ndërsa shpenzimet fikse, pagat, energjia, kreditë dhe obligimet ndaj fermerëvepo vazhdojnë çdo ditë. Kjo krijon dëme të mëdha ekonomike për kompanitë vendore.

Është veçanërisht shqetësuese që këto masa po zbatohen në mesin e sezonit, gjatë muajit gusht, kur prodhimi dhe grumbullimi i qumështit janë në kulm. Vendime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit, dëmtojnë fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët.

Po ashtu, prodhuesit vazhdojnë të përballen me vështirësi për eksport, ndërsa tregu i Kosovës mbetet i hapur për import. Një shtet duhet të krijojë politika që forcojnë prodhimin vendor, hapin tregje të reja dhe mbrojnë investimet, jo politika që e dobësojnë industrinë e vet.

I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zhvillojnë dialog me industrinë, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të marrin vendime që mbrojnë njëkohësisht konsumatorin dhe prodhuesin vendor. Një industri e fortë e qumështit është në interes të gjithë Kosovës.

qumështitharadinajreagim

Të ngjashme

Haradinaj: Fitore e protestuesve që s’u dorëzuan, ata që bënë pazare në kurriz të liderëve të UÇK-së le të mendohen mirë

Haradinaj: Fitore e protestuesve që s’u dorëzuan, ata që bënë pazare në kurriz të liderëve të UÇK-së le të mendohen mirë

23:56
Haradinaj: Kurti po luan me nervat e njerëve me kushtëzimet e tij

Haradinaj: Kurti po luan me nervat e njerëve me kushtëzimet e tij

21:02
Haradinaj: Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit

Haradinaj: Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit

17:43
Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

17:32

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje