Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj kërkon të shpallen zgjedhjet e reja

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 18:50
Haradinaj kërkon të shpallen zgjedhjet e reja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai theksoi se vonese në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik, duke përfshirë edhe punëtorët e RTK-së, po krijojnë vështirësi serioze për qytetarët.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe shqetësimi ynë kryesor janë pengesat e gjata dhe pamundësia për miratimin e buxhetit, si dhe shumë situata të tjera që nuk janë të lehta. Punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, tha Haradinaj.

Sipas tij, këto probleme janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila “ka penguar dhe zvarritur proceset” në vend.

Më tutje tha se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa AAK ka nisur përgatitjet për to.

“AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi dhe sfida që po kalon Kosova janë pasojë e qasjes së Kurtit, i cili ka penguar dhe zvarritur proceset. Mendojmë se dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, dhe për këtë kemi nisur përgatitjet,” u shpreh Haradinaj para gazetarëve.

Ai shtoi se AAK nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që shkel Kushtetutën dhe deformon rendin demokratik.

“Buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të Qeverisë së re me mandat të plotë. Qeveria në detyrë nuk duhet të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më. Aleanca do të mbrojë integritetin institucional dhe rendin kushtetues të Republikës. S’ka buxhet pa Qeveri. S’ka vendimmarrje pa mandat. S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës|”, u shpreh Haradinaj.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe