Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-Komandant i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Haxhosaj nga Deçani, shkruan GazetaDemos.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka përkujtuar Haxhosajn me një fotografi nga koha e luftës, ku u shpreh i mërzitur nga lajmi për vdekjen e tij.
“Shumë emra të mëdhenj më dha fati të takoj, por për mua dhe për shumë bashkëluftëtarë të batalionit që e udhëhoqi komandant Adem Haxhosaj, ai mbetet simbol i pavdekësisë”, shkroi Haradinaj.
“Kam shumë kujtime dhe do të flas në kohë për ty, miku dhe krahu im i djathtë, Adem”, thuhet në postimin e tij
