Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 13:11
Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë homazhe për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në betejë, duke theksuar se Loxha mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit.

“Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur nderimin e përjetshëm për dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët, sipas tij, u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.

Haradinaj ka kujtuar gjithashtu luftëtarët, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili ra po në të njëjtën ditë.

“Lavdi!”, ka përfunduar postimin e tij Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 22:02“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët
  • 22:01“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet pas videove me Adi Hilën
  • 21:58Xhemajli: UDB-ja më arrestoi me materialet propagandistike në tavolinë
  • 21:58Gjyqtari Smith e përmendi më 16 shtator në Hagë, Avokati Hodaj: Shukri Buja e ka të konfirmuar me shkrim se s’do të hetohet më
  • 21:33Haziri: 2027-ta është vit i LDK-së, i kemi zgjedhjet e brendshme mandatore