Ish-këshilltarja e ish-presidentes, Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin për ‘hile e besëpremje’.
Haradinaj tha se Kurti pasi përfitoi politikisht, po sillet sikur Osmani nuk ekziston.
Këtë politikë të Kurtit Haradinaj e vlerësoi si mungesë integriteti, e cila nuk ka të bëjë me strategji.
Gjithashtu e njëjta shtoi se veprimet e tilla beson që populli nuk i toleron, dhe se për të njëjtat Kurti do të ndëshkohet.
“Të sillesh sikur dikush nuk ekziston pasi ke përfituar nga mbështetja që lidhej me të, është mungesë integriteti e jo strategji.
Historia ka treguar se hilet dhe besëpremjet në politikë asnjëherë nuk kanë kaluar pa u vërejtur e ndëshkuar nga populli”, tha ajo.