Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 11:41
Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj përmes Facebook tha se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, është e garantuar me Kushtetutë.

“E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në ora 14:00, në Prishtinë.

E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë
  • 20:41Shokon nëna e protestuesit që u godit nga Policia: Nuk është student, u pagua për protestë
  • 20:40Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
  • 20:15Thirret protestë kundër Albin Kurtit
  • 20:14Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters