Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj nderon martirët në Mejë: Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 12:39
Haradinaj nderon martirët në Mejë: Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Mejë me rastin e 27-vjetorit të masakrës, atje ku 376 shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se më 27 prill 1999, forcat serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht motra e vëllezër shqiptarë të pafajshëm, të dy besimeve fetare.

Ai shton se shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur, ndërsa thotë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.

“Sot, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, nderuam kujtimin për martirët e masakrës së Mejës dhe për dëshmorët e martirët e Skivjanit dhe dëshmorët e Prejlepit. Në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë sot kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë”.

“Po sot, kujtojmë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit. Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare dhe falë ndihmës së botës së përparuar liridashëse, NATO-s së prirë nga Amerika, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë. Mirënjohës ndaj sakrificës të të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 15:11Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë
  • 15:10Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale
  • 15:02Statusi i vendit kandidat për Kosovën, von der Leyen: Na duhen institucione stabile e reforma, duhet bindur 27 anëtarët
  • 15:01Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel
  • 14:53Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq