Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj nga Kongresi Amerikan: Anëtarësimi në NATO, rruga e sigurt për të ardhmen e Kosovës

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 19:25
Haradinaj nga Kongresi Amerikan: Anëtarësimi në NATO, rruga e sigurt për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Kongresin Amerikan ka zhvilluar një takim të hapur dhe miqësor me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë takimit, Haradinaj e falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e palëkundur të tij ndaj Kosovës, duke shprehur mirënjohjen e thellë për rolin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës nga liria, demokracia deri te pavarësia. Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet rruga e drejtë dhe strategjike për të ardhmen e vendit dhe për forcimin e mëtejmë të partneritetit Kosovë–SHBA.

Haradinaj vlerësoi lart përvojën dhe angazhimin e kongresmenit Self, i cili është ish-oficer i Ushtrisë Amerikane me 25 vjet shërbim, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të West Point-it, me përvojë të gjerë në Forcat Speciale dhe misione ndërkombëtare, duke e cilësuar takimin si një bashkëbisedim të veçantë dhe të rëndësishëm për Kosovën.

Ky takim vjen pas një sërë takimesh të zhvilluara në Kongresin Amerikan, ndërsa gjatë ditëve në vijim të vizitës së tij në SHBA, Ramush Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime në Pentagon.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 11:35Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp
  • 11:30Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së
  • 11:20Presidentja mbajti takimin e parë koordinues me krerët institucionalë, diskutohet për Grupin Punues për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 11:18Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, besoj që presidentja do ta dekretojë Ligjin për Specialen
  • 11:15Protesta e 5 tetorit, Musliu: Të hetohet zinxhiri komandues, qytetarët u përballën me skena të papara të dhunës fizike