Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj pas shpërbërjes së Kuvendit: U përmbys autokrati Albin Kurti, provoi të bëhej mbret

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 13:45
Haradinaj pas shpërbërjes së Kuvendit: U përmbys autokrati Albin Kurti, provoi të bëhej mbret

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërbërjes së Kuvendit, rrjedhimisht shkuarjes në zgjedhje.

Ai ka deklaruar se mbrëmë, me shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë siç e quan ai, populistit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së, ndër të tjera tha se ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ai shton se ka fituar edhe koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

“Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin. Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.

Sipas Haradinaj, tash fjalën e ka sovrani, i cili sipas tij, mban mend e nuk falë.

“Vendimmarrja i është kthyer atij. Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin. Për Kosovën deri në frymën e fundit!”, tha Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.

Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.

Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.

Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.

Vendimmarrja i është kthyer atij.

Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.

Për Kosovën deri në frymën e fundit!

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Ramuash haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
  • 12:21Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar