Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndonjë përpjekje të re

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 21:38
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndonjë përpjekje të re

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Presidentit, duke theksuar se nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm deri në përfundimin e afatit kushtetues.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se procesi pritet të zgjasë deri në fund të afatit ligjor, por pa ndonjë lëvizje konkrete nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, ekziston mundësia që Kurti t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, që të thërrasë partitë politike për konsultime, qoftë para përfundimit të afatit apo edhe më vonë.

Megjithatë, ai theksoi se nuk sheh ndonjë përpjekje serioze nga Kurti për të ndryshuar situatën aktuale.

“Ky është afati kushtetues dhe me siguri që do të pritet deri në afat kushtetues të plotë, por nuk pres asnjë zhvillim, asnjë ndryshim. Mund ta ndodh që Kurti do t’ia kërkojë Albulenës, si presidente në detyrë, t’i ftojë partitë, qoftë para skadimit të afatit, qoftë më vonë. Mirëpo, nuk shoh nga Kurti më fare ndonjë përpjekje të re”.

“Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë, me një lojë, me aq sa kanë mundësi, sa u ka mbetur terren të bëjnë lojë, por qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë, të na çojnë në zgjedhje”, tha ai.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 19:49Kur do të fillojë mësimi, flasin nga MASHT
  • 19:41Deri në 60 minuta pritje në dalje nga Kosova, Merdarja pika më e ngarkuar kufitare
  • 19:19“Të jetoj i lirë”, Thaçi flet pak para 16 shtatorit
  • 19:17I shpëtoi ekzekutimit tetë herë, vdes në moshën 101 vjeçare i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 19:16Molliqaj kritikon LDK-në: “Është në shërbim të Albin Kurtit”