Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehu mirënjohje ndaj kryetarit Bashkim Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit.
“Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues”, tha ndër të tjera i pari i AAK-së.
“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve tanë, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Bashkim Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues. Kjo festë është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë”.