Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj për kostumin e tij: Është i Habsburgëve, ishin armiq të armiqve tanë

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 16:55
Haradinaj për kostumin e tij: Është i Habsburgëve, ishin armiq të armiqve tanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është parë i veshur shpesh me kostumin, që e mbante sot.

I pyetur nga Kosova Press nëse kjo ka një simbolikë ai u përgjigj se është një kostum tradicional e një zone gjermanofone.

Haradinaj tha se ky është kostum i zonës së Habsburgëve, të cilët ishin armiq të serbëve dhe e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe.

“Më falni, po kjo është veç një kostum tradicional, veshjet e një pjese të zonave gjermanofone, Habsburgve përpara… Ne këtu në shesh e kemi një shesh ‘Sheshi i Habsburgve’. Habsburgët gjatë qeverisjes së tyre ose sundimit të tyre atje kanë qenë armiq të armiqve tanë. Pra, e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe e të tjerë dhe është një lloj miqësie, pra miqësie. Vetëm për atë”, tha Haradinaj.

i Ai bëri të qartë se kostumi nuk është uniformë lufte, duke shtuar se kur ka ardhur sunduesi i Habsburgëve të vizitojë Deçanin e ka pasur të veshur këtë kostum.

“Po është kostum tradicional i Habsburgve. Nuk është uniformë lufte, as ndonjë porosi tjetër… Kur ka ardhur Otto von Habsburg që na ka vizituar dhe kur e kemi nderuar këtë shesh, e ka pasur këtë kostum veshur edhe ne në nderim e mbajmë kohë pas kohe” , tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj këtë deklaratë e dha për KosovaPress në 29-vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, me ç’rast u bënë homazhe tek lapidari i tij në Deçan.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet