Daut Haradinaj nga Aleanca ka folur në emisionin “Jehona Politike” për mos thirrjen e seancës konstituive nga Vetëvendosje. Haradinaj ka folur për Kurtin, duke e quajtur “humorist”, por “me kë mundet”, duke vazhduar se i vjen keq për LDK-në.
“Ai bën hajgare tash, me kë mundet, se është humorist i mirë, bile shumë i ngjason atij Mister Binit. Ai e di saktësisht pse nuk e thërret seancën. Ajo kohë ka ikur, ka marrë kohë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ai po kërkon një viktimë, një shkaktar, që të dalë para opinionit publik e të thotë: ‘Për shkak të kësaj...’. Mua më vjen keq pse LDK-ja po hyn në këtë kurth", tha Haradinaj.



