Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përballë deklaratave skandaloze që janë dëgjuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka shkruar se “ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese dhe ai nuk thotë asnjë fjalë.
““Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarët”.
