Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Muçaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Muçajn si një atdhetar të përkushtuar, aktivist të dalluar të Aleancës dhe njeri me vlera të larta kështu duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.
Ndërkaq, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00 në Llukë të Epërme të Deçanit.
