Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të votimit të amandamenit për financimin e protezave për invalidët e luftës i cili u hodh në votim sot në komisionin për buxhet, shkruan GazetaDemos.
Haradinaj tha se mosmbështetja e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës është e dhimbshme.
"Proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri. Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre", u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri.
Mosmbështetja e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës është e dhimbshme dhe dëshmi e mungesës së kujdesit nga ana e pushtetit ndaj kësaj kategorie të shenjtë.
Proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri. Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë