Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Varreza masive në Kalludër kërkon hetim serioz, Serbia të hapë arkivat ushtarake

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 20:25
Haradinaj: Varreza masive në Kalludër kërkon hetim serioz, Serbia të hapë arkivat ushtarake

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas gjetjes së mbetjeve mortore dhe veshmbathjeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, duke e cilësuar çështjen e personave të pagjetur si plagën më të madhe të shoqërisë kosovare. Haradinaj tha se zbardhja e fatit të të zhdukurve gjatë luftës mbetet një detyrë kombëtare dhe kërkoi hetim serioz për rastin në Kalludër, transmeton lajmi.net.

“Të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit është detyrë e jona kombëtare. Varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz, profesional dhe angazhim të pandalshëm për të detyruar Serbinë që të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë vendndodhjen e trupave.

Nuk mund të ketë paqe të plotë pa u zbardhur fati i secilit të zhdukur. Në çdo tryezë diskutimi kjo duhet të jetë tema kryesore për t’ia rikujtuar Serbisë krimet e saj, duke kërkuar me vendosmëri drejtësi për viktimat dhe përgjigje për familjet që presin prej vitesh”, ka shkruar Haradinaj.

Të martën, në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur nga Mitrovica gjatë luftës. Në lidhje me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar dy persona, ndërsa hetimet janë në vazhdim

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij