Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 09:38
Haradinaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet.

Haradinaj tha se i kishte gjetur ata në gjendje të mirë shpirtërore dhe mendore, pavarësisht kohës së gjatë pa u takuar.

Ai shtoi se Thaçi dhe Veseli janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues.

“Edhe pse ishte një kohë e gjatë që nuk i kisha parë, i pashë shumë të motivuar, shumë të relaksuar, me pikëpamje mendore shëndetësore. Ata e kanë marrë me qetësi çështjen dhe e kuptojnë se duhet t’i përgjigjen të ashtuquajturës drejtësi, por janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues”, u shpreh Haradinaj në KlanKosova.

Ai shtoi se gjatë vizitës kishte bërë edhe një gjest simbolik, duke theksuar se ishte diçka “që ata të burgut të mos ta harrojnë”.

Megjithatë, Haradinaj theksoi se vizita në paraburgimin e Hagës ishte e mbikëqyrur rreptësisht, duke e cilësuar atë si shumë “kontrolluese”.

Nasim Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 08:13PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
  • 08:04Banorët pa autobusë: Katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës nga sot
  • 08:03Kosovari kapet me 43 orë të padeklaruara në Kroaci, gjobitet me 6 mijë euro
  • 08:01Sot mbahet rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 08:01Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës