Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 13:21
Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Albulena Haxhiu me përfundimin e procesit të betimit si deputete, s’është më u.d e Presidentit dhe se vendi s’ka President.

“Avnia është kryesues. Ai nuk mund të jetë ushtrues detyre i Presidentit. Me situatën e sotme nuk ka më ushtrues detyre të Presidentit sepse Albulena dha betimin për deputet të Kuvendit. Pra, Republika e Kosovës aktualisht është pa President të Republikës”, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, tashmë Kuvendi pas konstituimit të plotë duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit dhe jo të Qeverisë.

“Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit jo vetëm për shkak të asaj që ndodhi sot, por sepse e ka detyrim kushtetues zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Siç dihet tashmë, paragrafi 162 i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shpall tërësisht i pavlefshëm dhe jokushtetues dekreti i zonjës Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, e ka bërë të qartë se, kurdo që vendi nuk ka President, së pari duhet të zgjidhet Presidenti dhe vetëm më pas të procedohet me zgjedhjen e organeve të tjera”, ka thënë ai për Express.

“Përveç kësaj, më lejoni të them se zoti Kurti duhet ta dijë që aktgjykimi i para fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar se Kuvendi duhet të mblidhet dhe të konstituohet brenda afatit tridhjetëditor nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo, tashmë është e qartë se Kurti vazhdimisht e interpreton Kushtetutën në mënyrë abuzive. Siç duket, ai tani se afati prej tridhjetë ditësh vlen vetëm për thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale”, ka përfunduar ai.

hasanivendipresidentit

Më shumë nga Lajme

  • 08:18Arben Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
  • 08:17Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
  • 08:04"A është këtu deputeti Kurti, a jo?", deputetët e PDK-së e pyesin pjesëtarin e sigurimit se a ka dalë Kurti në punë: S'është sekret bre...
  • 07:53Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • 07:52Sot përfundon afati për aplikim për tekstet dhe materialet shkollore