Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani për votën e PDK-së pro Bashës: Ra në kurth, gabimi më i rëndë politik është ky

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 18:37
Hasani për votën e PDK-së pro Bashës: Ra në kurth, gabimi më i rëndë politik është ky

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se partia e tij ka bërë gabim të rëndë politik me votën pro zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar kuvendi.

Sipas Hasanit, PDK-ja ra në kurthin e vet pas fjalëve të dhëna se do ta votojnë secilin kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë.

“Kur erdh momenti që e qitën Dimalin, një deputet që ishte po ashtu paragjykues, përçarës gjatë gjithë mandatit të kaluar si deputet”.

“Në momentin që ka dalë Arbërie Nagavci dhe ia lexoi biografinë, të gjithë filluan të qeshnin në sallë nga ironia, nga mospërfillja, nga një veprim që ishte i papërshtatshëm si kandidat vetëm ‘hajt ta qesim’. Edhe vet VV-ja nisi të qeshte”.

“PDK-ja ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’. E ka bërë gabim më të madh të mundshëm. Gabimi më i madh dhe më i rëndë politik është ky”, tha Hasani.

Tutje, ai foli edhe për mos-votimin e ish-kandidates së VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, të cilën e quajti si grindavece.

“VV-ja nguli këmbë me Albulenën që është meritore nga familja, gjyshi i tij ka qenë ideolog i lëvizjeve kombëtare dhe derisa ajo ishte jobashkëpunuese për shkak të pozicionit që je aty me gjithë kuvendin, nuk e meritonte”.

“Derisa ajo nuk e mori votën time, unë ia kam thënë në sy se ‘nuk mund të të votojë pasi je përçarëse, grindavece’. Derisa ajo nuk e mori, të tjerët nuk ishin në rend”, tha ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri