Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje

GD
Gazeta Demos24 gusht 2025 në 19:15
Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se i takon politikës që, brenda normave dhe parimeve kushtetuese, të gjejë rrugë për të dalë nga ngërçi politik.

Hasani thotë se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese “të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore”.

Sipas Hasanit, i cili është profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, aktgjykimi i fundit i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit është i qartë, por shton se bazuar në sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje, afati 30-ditor i vendosur nuk do të respektohet.

“Nëse gjykojmë sjelljet e zotit [kreut të LVV-së, Albin] Kurti, gjendja po shkon drejt moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ai për rel.

Hasani vlerëson se e vetmja mangësi e aktgjykimit të Kushtetueses është që aty nuk qartësohet sanksioni kushtetues. Si sanksion të mundshëm ai përmend decertifikimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, ose kur të identifikohen rastet e shkelësve të vendimeve të Kushtetueses, ata sipas tij, duhet të “eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit”.

Gjykata Kushtetuese

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri