Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas raportit të platformës ‘WorldAtlas’, e cila në bazë të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, radhit Kosovën si shtetin e dytë më të varfër në Evropë.

Hasanpapaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se një shtet kampion për varfëri në Evropë s’është shteti i ëndrrave tona, shkruan Insajderi.

“Një shtet kampion për varfëri në Evropë nuk është shteti i ëndrrave tona. Kosova meriton punë, dinjitet dhe mundësi, jo renditje që na turpërojnë. Ta ndalojmë këtë turp e të punojmë bashkarisht, më mirë e më mbarë për Republikën e Kosovës, për dinjitetin tonë, fëmijët tanë e brezave që do vijnë”, ka deklaruar Hasanpapaj.