Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën në “Adresa” me Arben Ahmetin ka folur me emocione për raportin dhe kujtimet me veprimtarin e njohur shqiptar, Adem Demaçi, duke përmendur edhe zhgënjimin që ai kishte përjetuar në vitin 2011.
Thaçi ka treguar se i kishte ardhur keq për mënyrën se si, sipas tij, ishte trajtuar Demaçi nga njerëz që deklaroheshin si “studentë” të tij politikë.
“Më erdhi keq, kur në fillim të vitit 2011, Demaçi si njëri nga kandidatët më potencialë për t’u zgjedhur president, pasi siguroi mbështetje të mjaftueshme, në fund u refuzua nga ata që përbetoheshin se ishin ‘studentët’ e tij politikë”, ka thënë Thaçi.
