Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: 25 vjet pas 11 shtatorit, dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 09:34
Haxhiu: 25 vjet pas 11 shtatorit, dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se qytetarët e Kosovës e përjetuan tragjedinë e vitit 2001 me një afërsi të veçantë.

Haxhiu tha se Kosova, e cila vetëm dy vjet më herët kishte përjetuar luftën dhe kishte pasur mbështetjen e SHBA-së, e ndjeu dhimbjen e popullit amerikan si dhimbjen e një miku të madh.

“Kosova e vitit 2001 ende po e merrte veten nga lufta. Vetëm 2 vjet më herët, Shtetet e Bashkuara kishin qenë pranë nesh në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë. Historitë tona janë të ndryshme dhe secila bart dhimbjet e veta, por ne e dinim nga përvoja jonë e afërt çfarë peshe ka prania e mikut sidomos në ditët e vështira. Prandaj, kur Amerika u godit më 11 shtator, qytetarët e Kosovës nuk e përjetuan atë si një tragjedi, e një vendi tjetër, një vendi të largët, dhimbja e asaj dite hyri në shtëpitë tona, në bisedat tona dhe u përjetua me një afërsi të veçantë, si dhimbja për një mik të madh”, tha ajo.

Haxhiu tha se sulmi i 11 shtatorit u kuptua në Kosovë si sulm ndaj vlerave që, sipas saj, kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Ndërsa vetë sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlerat që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën. Disa qytetarë të Kosovës shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë dhe u paraqitën si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe spontan. Që tregonte se afër e ndjente Kosova dhimbjen e Amerikës. 25 vjet pas 11 shtatorit, e kemi një brez që nuk e ka jetuar atë ditë, për të 11 shtatori është histori e mësuar nga rrëfimet e atyre që e përjetuan, nga fotografitë dhe nga pamjet që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e botës. Kjo është edhe arsyeja pse pas një çerek shekulli nuk mjafton vetëm t’i kujtojmë ata që humbën jetën, duhet t’u tregojmë edhe atyre që erdhën më pas se çfarë ndodhi atë ditë, sa shpejt mund të prishet rrjedha e zakonshme e jetës. Por edhe sa shumë mund të bëjë njeriu për njeriun në çastet e vështira”, tha ajo. EO

haxhiuvjetshtatorit

Të ngjashme

Lahi Brahimaj kujton sulmet e 11 shtatorit 1997: Krenar që isha një nga planifikuesit dhe zbatuesit

Lahi Brahimaj kujton sulmet e 11 shtatorit 1997: Krenar që isha një nga planifikuesit dhe zbatuesit

19:30
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit

15:43
LDK lëshon sallën, Haxhiu insiston të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK’së

LDK lëshon sallën, Haxhiu insiston të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK’së

15:05
Vazhdon seanca: Haxhiu fton PDK-në të shkojë në sallë

Vazhdon seanca: Haxhiu fton PDK-në të shkojë në sallë

15:00

Më shumë nga Lajme

  • 10:18Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore
  • 09:57Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
  • 09:54Arrestohet një person në Shtërpcë, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant
  • 09:34Këmbësoria e FSK-së zhvillon trajnime, gara dhe ushtrime për gatishmëri
  • 09:18Deliu-Kodra: Kushdo që e ndien veten shqiptar, do të marshojë