Albulena Haxhiu ka përkujtuar poetin, kritikun dhe gazetarin Afrim Maliqi, në kuadër të një ekspozite të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Haxhiu tha se Maliqi, i cili u vra në moshën 33-vjeçare, la pas një krijimtari që meriton të njihet më shumë.
Në ekspozitë janë prezantuar dorëshkrime, letra dhe fotografi të tij, ndërsa Haxhiu shprehu mbështetjen për mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së tij në një Fond Personal “Afrim Maliqi”.



