Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 15:32
Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në kujtim dhe nderim të 23 martirëve të familjes Deliu dhe dëshmorëve të kombit, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj, të rënë më 26 shtator 1998, duke mbrojtur popullatën civile nga forcat serbe.

Kryetarja Haxhiu kujtoi se familja Deliu ishte strehuar në mal për t’u shpëtuar sulmeve dhe granatimeve, ndërsa forcat serbe i gjetën dhe i vranë nga afër. Mes të vrarëve kishte fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

Kryetarja e Kuvendit tha se Diturije Deliu, e cila ishte vetëm gjashtëjavëshe, u gjet e gjallë nën trupin e nënës së saj, pasi 22 anëtarë të familjes së saj ishin vrarë. Jetoi edhe disa javë dhe vdiq më 19 nëntor 1998.

“Po atë ditë, pak kilometra më larg, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj po luftonin për të mos lejuar forcat serbe të depërtonin te civilët e strehuar në malet përreth Abrisë. Veseli ishte mësues. Valdeti ishte ndër veprimtarët e hershëm të UÇK-së në Abri dhe kishte marrë pjesë në disa beteja para se të binte atë ditë. Me ta ishte edhe Arben Xhemajli, i cili mbeti i plagosur rëndë. Pas disa orësh luftimesh, Veseli, Valdeti dhe Afrimi ranë në mbrojtje të civilëve të pafajshëm”, theksoi Haxhiu, duke tërhequr vëmendjen se njëzet e tetë vjet më vonë, për masakrën e familjes Deliu askush nuk është dënuar.

“Krimi është dokumentuar, dëshmitarët kanë folur dhe dihet se cilat forca serbe vepruan në Abri, shtoi kryetarja e Kuvendit, duke potencuar se Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi.

“Institucionet tona kanë për detyrë t’i ndjekin këto krime deri në fund, pavarësisht sa kohë ka kaluar dhe pavarësisht se ku ndodhen kryerësit. Lavdi dëshmorëve Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdaraj, I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët e familjes Deliu”, tha ajo.

haxhiuabrikurti

Të ngjashme

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri

13:51
Hoxhaj: Masakra në Abri, një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë

Hoxhaj: Masakra në Abri, një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë

19:29
“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës

17:45
Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

22:54

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”