Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Aktiviteti organizohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.

Gjatë muajit tetor zhvillohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, me fokus në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen e personave të prekur nga kjo sëmundje.