Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 11:06
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor - në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Kush do t’i shpallte zgjedhjet?

Çështja merr rëndësi të veçantë pasi, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri në përfundimin e afatit më 6 tetor, ai shpërndahet sipas Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese përcaktoi në mars se, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të caktuar, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Megjithatë, kjo krijon një paqartësi tjetër: kush do t'i shpallte zgjedhjet?

Kushtetuta ia njeh presidentit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa neni 90 përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Pikërisht kjo është një nga çështjet që Haxhiu i ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, tha Zyra e Presidentes.

Sipas saj, qëndrimi i institucionit është se duhet të gjendet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara.

Zyra e Presidentes thirret në “vijimësinë institucionale”

E pyetur nga REL-i se si e interpreton situatën e krijuar, Zyra e Presidentes tha se qëndrimi i saj mbështetet në parimin e “vijimësisë institucionale”.

“Dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në ndërlidhje, në mënyrë që përfundimi i një afati të mos e bëjë të pamundur përmbushjen e detyrimeve të tjera kushtetuese”, thuhet në përgjigje.

Sipas saj, pikërisht për të përcaktuar një zgjidhje që do ta garantonte këtë vijimësi brenda rendit kushtetues, çështja i është dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu po e ushtron detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme, Vjosa Osmani, më 4 prill.

Kushtetuta përcakton shprehimisht se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim lidhur me çështjet e ngritura nga Haxhiu.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës për të konfirmuar pranimin e kërkesës dhe për të marrë më shumë hollësi rreth trajtimit të saj dhe është në pritje të përgjigjes.

haxhiukompetencatpresidenciale

Të ngjashme

Haxhiu: Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”

Haxhiu: Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë

22:39
Haxhiu thirrje protestuesve: Dhuna dëmton kauzën, ruajeni qetësinë dhe vazhdoni paqësisht

Haxhiu thirrje protestuesve: Dhuna dëmton kauzën, ruajeni qetësinë dhe vazhdoni paqësisht

12:16
Haxhiu arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media

Haxhiu arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit
  • 12:30PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën
  • 12:28S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: UÇK-ja është edhe gjaku ynë
  • 12:19Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt
  • 12:16Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: E goditën UÇK-në me uniformën e shtetit