Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu ia nis Kushtetueses emrat e deptuetëve që munguan: Të detyrohen të votojnë për President

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 16:14
Haxhiu ia nis Kushtetueses emrat e deptuetëve që munguan: Të detyrohen të votojnë për President

Albulena Haxhiu bashkë me nëntë deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ky veprim ka ardhur pas seancës së mbajtur të enjten mbrëma, kur në mungesë kuroumi Haxhiu ndërpreu seancën ku pritej të votoheshin për president dy kandidatët e VV-së, Glauk Konjufca e Fatmir Mullhaxha Kollçaku.

Në shkresën e deponuar në Gjykatë, Haxhiu me kolegë kanë kërkuar që Gjykata të detyrojë deputetët të marrin pjesë në seancë, të votojnë për president dhe të konstatojë se kanë shkelur Kushtetutën që s’kanë marrë pjesë në seancën e 5 marsit.

“Të konstatojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, qoftë pro, kundër apo abstenim dhe të mos pengojnë krijimin e kuorumit të nevojshëm në raundin e parë dhe të dytë të votimit, si dhe masat/sanksionet përkatëse në rast se ndodh një gjë e tillë.”, thuhet në shkresë.

Për këtë, Haxhiu ia ka bashkuar shkresës edhe emrat e deputetëve që s’kanë marrë pjesë në seancë, e ku përfshihen edhe deputetët e Listës Serbe.

Më shumë nga Lajme

  • 21:45Plagoset me thikë një person në Durrës
  • 21:35Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
  • 21:30Zyra për Media e PDK-së sqaron komunikatën: Deputetëve iu shpreh mirënjohje, sepse shumica e tyre nuk janë pjesë e Kryesisë
  • 21:29Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë
  • 21:26DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA