Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Presidenca në një njoftim thekson se Haxhiu e falënderoi Terras për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Ajo theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave.
Sipas saj, Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim.
