Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 22:38
Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa i vetmi kandidat që ka arritur konsensus sipas saj, është Murat Jashari.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një intervistë për RTK-në ka folur për qëndrimet e subjektit politik që i takon për procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Për mua dekreti i presidentes ka qenë i ngutshëm, befasues, sepse s’kam pritur që ajo shpërndan Kuvendin e Republikës së Kosovës, sidomos për shkak se pas ndërprerjes së seancës së 5 marsit, unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për faktin se kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon që kur kemi raste të zgjedhjes së presidentit, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm, dhe aktgjykimi thotë minus ata që marrin leje nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe duhet bërë përpjekje nga partitë politike që të dëshmojnë vullnet për zgjedhjen e një presidenti.

“Zgjedhja e presidentit të vendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në këtë drejtim, vlerësoj se ka pasur përpjekje nga ana e kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, që të takohet me subjektet politike. Ajo çka unë nuk e kuptoj është se ata nuk vijnë me emra të përveçëm. Unë nuk e mbështes qëndrimin e PDK-së, nuk do ta mbështesja kushdo prej partive politike, e as LVV, në të ardhmen që të thoshte: ‘ma prano principin, m’i siguro 30 kandidat për një kandidat, 30 për të dytin, më garanto që njëri nga ta do t’i ketë 2/3’, dhe mandej të tregoj për emrin. Kështu s’do të mund të vendosja as për dikë që vjen nga LVV”, ka komentuar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se i vetmi emër për president që ka siguruar konsensus ndërmjet partive politike ka qenë Murat Jashari.

“Unë e kuptoj qëndrimin e tij, nuk pajtohem por e respektoj, sepse mendoj që do të ishte historike për Republikën e Kosovës ta ketë president të vendit dikë nga familja Jashari, me theks të veçantë zotëriun Murat Jashari”, ka theksuar ajo.

E para e Kuvendit ka deklaruar se janë të hapur për propozime nga partitë e tjera për kandidatin për president, duke përmendur edhe emrat e propozuar nga VV dhe duke theksuar nevojën që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne jemi shumë të hapur që të presim emra të përveçëm nga ana e partive tjera politike, të cilët konsiderojnë që kanë integritet për të qenë kandidat për president, por në anën tjetër pse jo edhe në të propozojmë emra të tjerë. Ne kemi propozuar personin e dytë më të votuar në Republikën e Kosovës në zgjedhjet e fundit, Glauk Konjfucën për çka unë dhe LVV, sikurse edhe qytetarët që kanë dëshmuar me votë, kanë respekt të veçantë për kontributin e tij në periudha të ndryshme të vendit, sikurse edhe për Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila është deputete e respektuar. Por në anën tjetër, në mënyrë që vendi mos të shkojë prap në zgjedhje, sepse jo që VV ka frikë por qytetarët kanë nevojë të merremi me reformat që i kemi nisur”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilën ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon pasoja juridike.

“Nganjëherë e kam përshtypjen që Gjykata Kushtetuese tenton të gjej një balancë. Në këtë aktgjykim thotë se s’ka pasoja juridike sepse nuk është e mbështetur në Kushtetutën e Kosovës. Mendoj që kemi të qartë rrugën para vetes. Gjykata ka thënë se i kemi 34 ditë në dispozicion, ka llogaritur afatin prej konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Albulena Haxhiu.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet