Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Do të vazhdojmë të jemi përkrah Ukrainës

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 11:27
Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Do të vazhdojmë të jemi përkrah Ukrainës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kanë pritur të hënën gazetarët ukrainas, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Me këtë rast, në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve, Haxhiu u ka thënë atyre se disa prej jush, gjatë këtyre viteve shumë të vështira, e kanë pasur Kosovën si shtëpi të përkohshme.

“Prej këtu keni vazhduar të shkruani, të raportoni, të flisni por po ashtu edhe të punoni për vendin tuaj. Na vjen mirë që sot jeni këtu me ne dhe prania juaj ia jep kësaj dite një domethënie të veçantë”, është shprehur U.D. Presidentja.

Ajo tha se historia jonë nuk është historia e Ukrainës, por na ka mësuar ta njohim çmimin njerëzor të luftës.

Sipas saj, ajo që Ukraina ka treguar gjatë këtyre viteve është një qëndrueshmëri e jashtëzakonshme.

Haxhiu tha se ne kemi qëndruar përkrah Ukrainës që nga ditët e para të pushtimit rus, dhe se njëjtë do të vazhdojmë edhe më tej.

“E kemi bërë këtë sepse besojmë fort në të drejtën e Ukrainës që ta zgjedhë vetë të ardhmen e saj, ta mbrojë tokën e vet dhe po ashtu që populli ukrainas të jetojë i lirë. Këtë mbështetje jemi përpjekur ta bëjmë edhe konkrete”.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës. Dhe shpresoj sinqerisht që lidhjet e krijuara mes njerëzve gjatë këtyre viteve të vështira, me kohë, të shndërrohen në një afërsi edhe më të madhe mes dy vendeve tona. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Ukrainës dhe të gjithë ukrainasve!”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

ukrainëshaxhiupavarësisë

Të ngjashme

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

11:23
Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion

Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion

14:47
Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme

Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme

08:58
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

16:06

Më shumë nga Lajme

  • 16:20Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori
  • 16:20Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit
  • 16:18Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë
  • 16:18Vuçiq flet për hapje të Urës së Ibrit me 1 shtator: Nëse nuk ndihmon Evropa për ta ndaluar, do të telefonojë në Washington
  • 16:17Gërvalla: Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë