Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu në Samitin në Tivat: Kosova, e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 17:52
Haxhiu në Samitin në Tivat: Kosova, e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë në seancën plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat të Malit të Zi.

Në fjalën e saj para udhëheqësve të BE-së dhe të BP-së, Haxhiu theksoi se “zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit, veçanërisht në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe shtimit të kërcënimeve hibride në Evropë dhe në rajon”.

“Kosova është ndër shoqëritë më proevropiane në rajon. Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë përmes reformave, përputhjes së plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe kontributit tonë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, theksoi u.d. Presidentja.

Ajo nënvizoi se përparimi i Kosovës duhet të njihet edhe në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se më shumë se tri vjet pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është koha që ky institucion të bashkohet rreth vendimit për statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtra. Kërkojmë një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në meritë. Procesi i anëtarësimit ka fuqi transformuese për demokracinë, institucionet dhe ekonominë, prandaj është koha që Kosova të marrë hapin e radhës”, tha Haxhiu.

Më tej, Haxhiu mirëpriti edhe vendimin e BE-së për hapjen e negociatave për integrim në zonën “Roam Like at Home”, si dhe hapat drejt integrimit gradual në kuadër të Planit të Rritjes dhe Tregut të Përbashkët Rajonal. Ajo theksoi se “integrimi gradual duhet t’i shërbejë qëllimit përfundimtar: anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

U.d. Presidentja po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve në rrugën evropiane, pa pengesa politike kur standardet e Bashkimit Evropian janë përmbushur.

Duke folur për sigurinë rajonale, ajo theksoi se sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duhet të trajtohen me qartësi dhe përgjegjësi. Në këtë kontekst, u.d. Presidentja rikujtoi se “pothuajse tri vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ende nuk ka drejtësi për policin e vrarë të Kosovës, ndërsa kryesi kryesor dhe grupi i tij paramilitar vazhdojnë të jenë të lirë dhe të mbrojtur nga Serbia”.

Në përmbyllje, u.d. Presidentja Haxhiu riafirmoi se “Kosova është e gatshme të vazhdojë reformat, të thellojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe të kontribuojë në një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më të integruar në familjen evropiane”.

Ajo theksoi se “trajtimi i barabartë i pakicave është vlerë evropiane, e sanksionuar në traktatet e Bashkimit Evropian, dhe se të gjitha shtetet duhet t’u përmbahen

ALBULENA HAXIU

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore