Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit: Iu përgjigj thirrjes së lirisë në ditët më të vështira të Kosovës

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 17:26
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit: Iu përgjigj thirrjes së lirisë në ditët më të vështira të Kosovës

U.d presidentja Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjen Jashari për vdekjen e ish-komandantit të UÇK’së, Sahit Jasharit.

Haxhiu, ka thënë se Sahit Jashari, i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë

Komunikata:

U.D. Presidentja Haxhiu ngushëllon familjen Jashari për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit.

Në këto çaste të rënda për familjen, U.D. Presidentja Haxhiu ju ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari.

“Sahit Jashari i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë. Si bashkëluftëtar i hershëm dhe një prej figurave të para të organizimit çlirimtar, ai mbeti i lidhur përjetësisht me Prekazin, me Drenicën dhe me historinë e qëndresës sonë kombëtare”, thuhet në telegramin e U.D. Presidentes Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se jeta e tij ishte e lidhur me idealin e lirisë dhe me rrugën e gjatë të Kosovës drejt çlirimit.

“Në kujtesën e familjes, të bashkëluftëtarëve dhe të qytetarëve që e njohën, Sahit Jashari do të mbetet njeri i qëndresës, i besës dhe i përkushtimit ndaj atdheut”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se në këto ditë dhimbjeje, bashkëndjej me familjen Jashari, me të afërmit, bashkëluftëtarët e miqtë e tij për këtë humbje.

“Në emrin tim dhe të Presidencës së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e U.D. Presidentes Haxhiu.

Më shumë nga Lajme

  • 13:48PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:45Von der Leyen, të enjten në Prishtinë
  • 13:44Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti
  • 13:34Pr/ligji për Specialen, Besnik Tahiri: Ai tashmë është në Qeveri, e ka mbështetjen tonë
  • 13:26Haxhiu: Të hënën seancë e Kuvendit për Hagën, nuk ka pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme